SHBA, papunësia reduktohet në 9%

04/11/2011 14:50

Papunësia në SHBA është reduktuar për herë të parë prej shumë kohësh në normën e 9%, ndërsa vetëm gjatë tetorit u krijuan 80 mijë vende të reja pune.

Lajmin e publikoi Departamenti Amerikan i Punës, në një raport për shtyp gjatë ditës së premte. Ky është muaji i disatë i mire radhazi për punësimin, ndërsa në shtator u krijuan 158 mijë vende pune, shumë më tepër se parashikimet që flisnin vetëm për 103 mijë.

Inkurajimi i rritjes ekonomike dhe reduktimi i vazhdueshëm i papunësisë janë dy shtyllat kryesore në programin ekonomik të Obamës.

Dy muaj më parë, Obama prezantoi një paketë të ekonomike prej 450 miliardë dollarësh, e cila do të përqendrohej pikërisht në krijimin e vendeve të reja të punës, por plani ka pak gjasa të miratohet, pasi ka ndeshur në kundërshtimin e fortë të republikanëve, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA