103 të mitur që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare, nuk kanë asnjë mundësi arsimimi. Ekspertët e UNICEF-it , mes tyre edhe ish-ministri i Drejtësisë në Francë, zoti Roberd Badinter, gjatë vizitës në burgjet ku qendrojnë të miturit kanë evidentuar një sërë problemesh.
“Të rinjtë qendrojnë për një kohë të gjatë pa asnjë aktivitet, kompjuterat nuk punonin, dhe qelitë ishin pa tualete”, vërejnë ekspertët e UNICEF-it.
Ekspertët kanë evidentuar se ka vakuum legjislativ për trajtimin e minorenëve dhe se ska dispozitë ligjore për qendrimet e minorenëve në burgje.
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se shumë shpejt do të nisë edukimi arsimor i të miturve në burgje, por përsa i përket reformës ligjore kërkohet bashkëpunimi i opozitës, pasi procedurat ligjore penale miratohen me 3/5 e deputetëve
Përfaqësuesit e UNICEF-it kanë kërkuar një koordinim të mirë mes Ministrisë së Drejtësisë së Punës dhe të Arsimit, në mënyrë që këta të mitur pas vuajtjes së dënimit të jenë persona të cilët të kenë mundësi të integrohen në jetën e përditëshme.
Top Channel