Lëvizja Vetëvendosje vazhdon aksionet kundër hyrjes së mauneve me mallra nga Serbia në Kosovë.

Në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë në afërsi të fshatit Lupç, një maune e cila vinte nga Serbia, është përmbysur dhe më pas i është asgjësuar malli.

Sipas lëvizjes Vetëvendosje aksione të tilla janë të domosdoshme pasi sipas tyre qeveria po i toleron strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë, po vazhdon negociatat pa kushte me një shtet armik, për më tepër po shpreh gatishmërinë për të hyrë në dialog politik me Serbinë.

VV ripërsërit se, qeveria e Kosovës nuk po e mbron interesin e shtetit dhe të popullit të Kosovës, për më keq po i lejon mallrat e Serbisë ta vërshojnë tregun e Kosovës e ta mbysin prodhimin vendor.

Ndërkohë, bazuar në vlerësimet e VV-së bilanci tregtar në raport me Serbinë që nga data 16 shtator është mbi 2 mijë maune me mallra serbe, ndërkohë që, vetëm 40 maune me mallra të Kosovës janë futur në Serbi madje, duke u shantazhuar të përdorin dokumentet e strukturave ilegale serbe në Kosovë.

Kjo është hera e dytë që Vetëvendosje organizon një aksion të tillë, derisa herën e parë ishin arrestuar dy persona, por më pas ishin liruar. Në aksionin e parë ishte konfirmuar se present kanë qenë edhe deputetë, ndërsa Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi pati paralajmëruar se nëse vërtetohet që ka pasur deputet aty, ata do të arrestohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA