Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka deklaruar se
Brukseli pret që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës të normalizohen sa
më parë.

Kocijancic ka nënvizuar se bashkëpunimi rajonal është një kusht për të gjitha vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

“Ky është qëndrimi ynë, tashmë shumë i njohur. Aktualisht jemi të përqendruar tek bisedimet, ku BE-në e përfaqëson Robert Cooper”, ka deklaruar Kocijancic.

Më tej zëdhënëjsa e Komisionit Evropian ka shprehur shpresën që në bisedimet Prishtinë-Beograd të arrihet sa më shpejt progresi i dëshiruar.

Bisedimet, Tahiri në Bruksel

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në raundin e gjashtë të dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në axhendë këtë herë pritet të jenë 5 cështje: njohja e vulave të Doganave të Kosovës, telekomunikacioni, energjia, kadastrat dhe bashkëpunimi rajonal.

Mësohet se në këtë raund të dialogut teknik do të analizohet dhe do të intesifikohet puna e grupeve për implementimin e tre marrëveshjeve të arritura më parë.


Stefanovic: Interes për zgjidhjen e krizës

Shefi
i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic shpreh optimizmin per bisedimet e ardhshme ne dialofun  Prishtinë-Beograd.

“Kemi
diskutuar mundësitë e zgjidhjes së mëtejshme të krizës, si dhe
mundësitë për ruajtjen e qeverisë dhe stabilitetit”, ka deklaruar
Stefanovic.

“Serbia, ashtu sic e ka thënë disa herë, mbështet
veprimet që kanë si qëllim hetimin e krimeve, në përputhje me rezolutën
1244 dhe me një qasje neutrale ndaj statusit”, ka vijuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA