Detektivi: Përgjova për llogari të “NoW”

30/07/2011 11:20

Detektivi privat në qendër të skandalit të përgjimeve të “News of the
World” deklaron se ka vepruar në bazë të instruksioneve të dhëna nga
persona të tjerë.

Në një deklaratë, ekipi ligjor i Glenn Mulcaire thotë se cdo lajm për vendime të njëanshme të tij është i pavërtetë.

Reagimi vjen pasi mamaja e adoleshentes së vrarë Sarah Payne tha se ndihej shumë e pikëlluar pasi i thanë se telefoni i së bijës mund të ishte përgjuar nga Mulcaire.

Por redaktorja e dikurshme e gazetës, Rebekah Brooks ka deklaruar se është e “pamendueshme” që i gjithë stafi i gazetës të kishte qenë në dijeni të përgjimeve.

Mulcaire u burgos në vitin 2007 pasi pranoi përgjimin e celularit të adoleshentes për llogari të gazetës. “Si një njeri i punësuar, ai veproi në bazë të kërkesave të të tjerëve”, kanë deklaruar avokatët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA