Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë urdhëroi thirrjen e ekspertëve që do
të verifikojne video-regjistrimin Meta Prifti, pas dy ekspertimeve te
shfuqizuara te specialisteve amerikanë dhe anglezë. (UPDATE)
Por emrat e tyre, apo nese ata do te jene eksperte shqiptare ose te huaj, gjykata deklaroi se do t’i shpalle ne seancen e radhes, diten e hene. Ne proces ishte i pranishem per here te pare i pandehuri i kesaj ceshtjeje, ish-zëvendëskryeministri, Ilir Meta.
Gjithashtu i ishin pergjigjur kerkeses se Gjykates se Larte per te deshmuar per llogari te gjykimin edhe ish ministri Dritan Prifti si dhe kater biznesmene, për të cilët prokuroria ka cmuar se jane te rendesishem po aq sa edhe deputeti Prifti.
Ish zëvendëskryeministri Meta iu përgjigj gjykatës për Apelin që kryhet procedurialisht per dhenien e gjeneraliteteve. Me tej per te pandehurin foli avokati i tij Gezim Veleshnja. Por Gjykata e Larte pranoi vetem nje kerkese te avokatit qe ishte venia ne dispozicion e transkriptimit te bisedes Meta-Prifti, ndersa refuzoi te therrase si deshmitar ish zevendësministrin Lonard Beqiri, i shfaqur ne nje video tjeter, qe u zbulua nga nje ekspert amerikan.
Por gjykata tha se, perderisa ekspertimi amerikan u shpall i pavlefshem ne videon e pare, automatikisht edhe ne videon e dyte prej te ciles eshte shkeputur si prove nje pjese bisede, ajo nuk mund te konsiderohet si prove ne kete proces. Duke qene se gjyqi u shty per ne fillim te javes tjeter, asnje nga deshmitaret nuk u degjua ne salle. Jashte gjykates Dritan Prifti rokonfirmoi vendosmerine per te vazhduar denoncimin.
“Unë erdha këtu për të bërë detyrën time si qytetar. Nuk di cfarë ka ndodhur brenda sallës, por unë do të vij këtu sa herë të më thërrasin”, tha Prifti.
Nderkohe Ilir Meta ka folur nga mjediset e nje hoteli ne Tirane, ku ka akuzuar prokurorine per veprime te qellimshme duke iu referuar terheqjes nga nje pjese e videos se dyte.
“Veprimi i paprecedentë i Prokurorisë nuk është i cuditshëm. Bëhet me qëllim që përgjuesi im (Dritan Prifti) të përfitojë favore të tjera”, tha Meta.
Kur cështja Meta–Prifti është në dorën e drejtësisë në Gjykatën e Lartë, një tjetër përballje po zhvillohet jashtë dyerve të Gjykatës, ajo politike që po vijon e ashpër. Pas deklaratave të zotit Meta, ka reaguar zoti Prifti përmes një deklarate për shtyp.
“Vërtetohet dhe njëherë që zoti Meta nuk kupton as veprimet e avokatëve të tij. Ai fatkeqësisht nuk kupton që gjykata sot ka zbatuar kërkesën që vetë Meta bëri për pavlefshmeri të videove. Gjykata sot zbatoi atë që vendosi në seancën e mëparshme, pavlefshmërinë e ekspertimit e kërkoi Meta. Gjykata s’mund të lejojë një provë që vetë e ka nxjerrë të pavlefshme”, thuhet në deklaratën e Priftit.
“Prokuroria zbatoi vendimin e gjykatës për pavlefshmëri të ekspertimit që rrëzoi provën e videos Prifti-Beqiri. Videoja Prifti-Beqiri s’ka asnjë vlerë për gjyqin e Metës, është filmim privat në shtëpi, pa asnjë lidhje me detyrën time dhe të zotit Beqiri. Videoja Prifti-Beqiri kërkohet nga Meta për shantazh mbi mua si dëshmitar. E këshilloj Metën që betejën mos ta zhvillojë me mua, se e garantoj që e ka të humbur. Betejën ai e ka me drejtësinë”, ka thënë më tej Prifti.
Top Channel