Pa u shfryrë ende akuza e bërë nga kamarierja afrikane në Nju Jork, ish-kreu i FMN Dominique Strauss Kahn do të përballet me një tjetër akuzë.
Shkrimtarja dhe gazetarja franceze Tristane Banon, 32 vjec, që thotë se ka pësuar një tentativë dhunimi nga Strauss Kahn, ka vendosur të ngrejë një padi ndaj tij.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, të cilat citojnë avokatin e shkrimtares, David Koubbi.
“Nesër do të depozitoj padinë në gjykatë, e cila do ta marrë në shqyrtim të mërkurën. Faktet nuk kanë të bëjnë me dhunë seksuale, por me një tentativë dhunimi, e cila mund të denoncohet brenda 10 vjetësh”, ka deklaruar avokati.
Ndërkohë, ish-drejtori i FMN-së mësohet se nuk ka ndërmend të kandidojë për Elizeun në vitin 2012.
Lajmin e ka bërë të ditur për militantët e saj kandidatja socialiste Martine Aubry, që sipas ueb sajtit Atlantico.fr, ka zhvilluar një bisedë me Kahn në fundjavë.
Sipas burimit, Strauss Kahn i ka komunikuar koleges se nuk ka ndërmend të garojë në zgjedhjet për kandidat në radhët e partisë socialiste.
Top Channel