Rusi, Gullit rrezikon shkarkimin
14/06/2011 12:35
Ekipi Terek Grozny ka kërcënuar se do të shkarkojë trajnerin Ruud
Gullit, për shkak të rezultateve zhgënjyese të skuadrës, që militon në
radhët e kampionatit rus.
“Sot duhet të pranojmë se Gullit nuk i plotëson pritjet e drejtuesve të klubit, që i atribuojnë një seri gabimesh”, thuhet në një komunikatë për shtyp.
Pas javës së 12-të të kampionatit, ekipi cecen ndodhet në zonën e ekipeve që rezikojnë të dalin nga kategoria.
Legjenda e futbollit holandez, i pritur si një hero në fillim të vitit në Ceceni, duket se do ta përfundojë shumë shpejt aventurën e tij.
Top Channel