Disa dhunti shfaqen shumë herët që në moshë të vogël. Nëse një fëmijë ka
fat, nuk i dihet se cfarë mund t’i ndodhë falë talentit të tij.

Ju tregojmë sot historinë e një djali të vogël 18 muajsh, që konsiderohet si fenomeni holandez i futbollit. Quhet Baerke van Der Meij dhe duket i prerë për një prej sporteve më popullorë në botë. Këmbët e tij të vogla janë shumë të shkathta dhe brenda disa sekondash ai arrin te fuse me lehtesi ne nje kuti, nje loder dhe dy topa.

Duke qenë se talenti nuk njeh moshë, në mënyrë simbolike shoqëria militante e Eredivisie-s, VVV-Venlo e ka vënë fëmijën të nënshkruajë një kontratë për të ardhmen e tij si sportist.

E gjithë kjo marrëdhënie mes kompanisë dhe fëmijës ka më shumë qëllim publicitetin, por në fakt bëhet fjalë për një kontratë të vërtetë profesionistësh që zgjat 10 vjet. Për të zyrtarizuar kontratën para mediave, Venlo organizoi një konferencë shtypi, kur Baerke “firmosi” marrëveshjen sipas mënyrës së tij…

 

FOTO GALERI
2/2

Top Channel