Siri, braktisje masive partisë së Assad

28/04/2011 03:00

Në mënyrë demostrative, 200 anëtarë të partisë në pushtet në Siri janë larguar prej saj, për të shprehu papajtueshmërinë e tyre me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në vend.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, anëtarët e partisë Baath, partia nga radhët e së cilës vjen edhe presidenti Bashar al Assad, sqarojnë vendimin e tyre kolektiv.

“Pas vrasjes së qindra personave dhe plagosjes së mijëra të tjerëve nga ana e forcave të sigurisë, prezantojmë dorëheqjen tonë kolektive”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tyre.

Nuk dihet nëse mes emrave të dorëhequr ndodhet ndonjë funksionar me peshë i partisë Baath.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA