Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Lionel Messi foli për mediat në Gjenevë në prag të takimit që Argjentina do të luajë ndaj Portugalisë ditën e nesërme dhe pati fjalë të mira për ish-trajnerin e bardhekaltërve, Diego Armando Maradona.
“Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave është Maradona. E kam thënë më parë dhe vazhdoj ta them. Maradona i ka dhënë shumë Argjentinës”, u shpreh ylli i Barcelonës.
Messi thekson se ende ka të njëjtën ambicie kur luan futboll siç e kishte kur ishte fëmijë: “Unë jam i lumtur kur luaj sepse e dashuroj futbollin dhe gjithmonë do e dua këtë lojë.”
Në lidhje me duelin që nesër do të ketë me Cristiano Ronaldo, Messi uli entuziazmin: “Nuk dua t’i dërgoj asnjë mesazh Cristianos sepse ndeshja e nesërme është thjesht një miqësore. Uroj vetëm që publiku të mbetet i kënaqur.”
Top Channel