Egjipt, opozita sërish në shesh kundër Mubarak
07/02/2011 08:35
Opozitarët e presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, i kanë konsideruar të pamjaftueshme lëshimet e bëra në bisedimet më zëvendëspresidentin Omar Suleiman dhe vazhdojnë të kërkojnë që kreu i vendit të bëjë një hap mbrapa.
Shumë manifestues kanë kaluar edhe njëherë natën në sheshin Tahrir dhe ndërsa revolta shkon në ditën e 14 të saj, sheshin qendror i Kajros duket sërish i mbushur nga menifestuesit.
Ata janë shprehur të bindur se mbërritja e dialogut nuk do të ndalë fushatën e tyre për të përmbysur Mubarak.
Top Channel