Peshkopi, aksident rrugor, plagosen 3 policë

05/02/2011 10:55

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Peshkopi, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre punonjës policie.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave aksidenti ka ndodhur tek ura e Topojanit, ku makina e policisë ka rrëshqitur për shkak të ngricës.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se mes efektivave të plagosur është edhe shefi i komisariatit të policisë, Alush Bonguri, i cili ka marrë plagë të rënda.

Top Channel