Miley Cyrus, shembull i keq

31/01/2011 08:45

Miley Cyrus kryeson një listë yjesh të cilët janë një influencë e keqe për vajzat e reja.

Aktorja 18-vjeçare që ka interpretuar Hannah Montana ka lënë pas Lindsay Lohan dhe Demi Lovato, të cilat kanë qenë në rehabilitim vitin e shkuar.

Në dhjetëshen e parë gjendet edhe Kanye West.

Sondazhi është kryer nga siti JSYK.com dhe në të kanë marrë pjesë vajza të moshës 9-15 vjeç.

Top Channel