SHBA, mbyll fëmijët në dollap, 2 vdesin

23/09/2010 16:00

Një amerikane me origjinë somaleze ka sakrifikuar 5 fëmijët për një takim me shoqen e saj.

Për të mos lënë fëmijët të dalin nga shtëpia, ajo i ka mbyllur në një dollap për rreth 10 orë, në një hapësirë rreth 2 metra të gjerë. Fëmijët janë të grupmoshës 3-7 vjec dhe ata jetojnë në shtetin e Indianas bashkë me të ëmën.

28 vjecarja me origjinë afrikane e ka kuptuar gabimin vetëm pas kthimit në shtëpi, kur dy prej fëmijve i ka gjetur të pajetë. Sipas dëshmitarëve, fëmijët ishin të kequshqyer.

Viktimat janë Zuhuri 5 vjecar dhe Zaccaria 3 vjecare. Edyan Farah u denoncua një mik i saj, i cili vuri re sjelljen e cuditshme. Ajo do përballet me akuzat për vrasje me dashje, ndërsa fëmijët janë transferuar në një qëndër sociale.  

FOTO GALERI
2/2
Mamaja-vrasëse akuzohet për vrasje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA