Kastro: SHBA e Izraeli s’kanë prova kundër Iranit

04/09/2010 16:35

Katër vjet nga lënia e presidencës për të vëllain Raul Kastro, lideri kibanez, Fidel Kastro mbajti fjalimin e tij të parë para një turme prej 10 mijë personash.

Në fjalën e tij në Havanë, Kastro paralajmëroi një luftë bërthamore, në vijim të tensioneve mes Izraelit e SHBA-së me Iranin. Sipas tij Uashingtoni dhe Tel Avivi nuk kanë prova për të faktuar se Irani po përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore.

Lideri kubanez akuzoi gjithashtu SHBA-në se por krijon një sistem global që kërcënon mbijetesën e njerëzimit.

Fjalimi i Fidel Kastros ka ardhur pas një sërë daljesh të tij në publik që nisën në muajin korrik pas një mungese të gjatë për arsye shëndetësore. Megjithatë Kastro vazhdon të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste Kubaneze.

Top Channel