Iran, 99 goditje me kamzhik për Ashtianin

04/09/2010 17:45

Mohamadi Sakineh Ashtiani, gruaja e cila po gjykohet nga autoritetet iraniane, e për të cilën perëndimi dhe organizata të ndryshme humanitare bëjnë thirrje për lirim, ka marrë dënimin e 99 goditjeve me kamzhik.

Lajmi njoftohet nga djali i saj Sajad Ghaderzadeh në një letër publike, ku sqaron se e ëma e tij u shpall fajtore për akuzat e korrupsionit dhe imoralitetit.

Sipas informacioneve, dënimi është dhënë menjëherë pas shfaqjes së gruas pa veshjen islamike, e dyshuar si Ashtianit në gazetën britanike “London Times”.

Top Channel