Menaxherëve u pëlqen Facebook-u

10/08/2010 17:50

Menaxherëve u pëlqejnë rrjetet sociale dhe përdorin kryesisht Facebook-un. Përveç mundësive të rrjetit, një në tre e përdor për të përgjuar.

Natyrisht të spiunuarit janë kolegët dhe një në dy menaxherë shprehen dakord në ndalimin e përdorimit në kohën e punës.

Përfundimin e ka nxjerrë një kërkim i shoqatës italiane për marketingun, shitjet dhe komunikimin, për të kuptuar përdorimin dhe sjelljen e prefesionistëve që vendosin strategjitë e marketimit të ndërmarrjeve.

Top Channel