Vdes shpikësi i kutive të zeza në avion

21/07/2010 11:45

Ndërroi jetë në moshën 85-vjecare, David Warren, personi që shpiku kutinë e zezë dhe që i bëri fluturimet më të sigurta.

Shpikja e tij revolucionarizoi sistemin e udhëtimit ajror. Sekretet e incidenteve misterioze janë zbuluar prej kutive që regjistrojnë cdo bisedë mes pilotëve apo defektet e avionit.

Ato janë shumë të forta për të përballuar presionet dhe temperaturat e larta.

Warren, babai i kësaj pajisjeje elektronike që ka ndihmuar për të zvogëluar rrezikun e udhëtimit ajror, vdiq në moshën 85-vjecare, në Sydney, Australi, prej një sëmundjeje të papritur. Ai lindi në vitin 1925 në ishullin e Groote Eylandt, në veri të Australisë. Ishte i martuar, kishte katër fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa. Në 1934 ai humbi babanë e tij në një aksident ajror.

Top Channel