Rekordmenia e silikonit rrezikon jetën

20/07/2010 16:30

Sheyla Hershey ka dashur të ketë ndoshta gjoksin më të madh të planetit por kjo tashmë i rrezikon jetën.

Braziliania që jeton në Texas ka kryer disa ndërhyrje duke zmadhuar këtë pjesë të trupit, por mesa duket ajo e ka tepruar disi. Sipas gazetës “The Sun”, 30 vjecarja ka marrë një infeksion dhe nëse nuk heq silikonin rrezikon të humbasë jetën.

Nga ana tjetër, Sheyla mohon gjithcka, duke thënë se nuk do ta zvogëlojë masën. Mendohet se infeksionin ajo e ka marrë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer gjatë muajit qershor në Brazil.

Top Channel