Prindër me ngjyrë, bebja me lëkurë të bardhë

20/07/2010 15:00

Mjekët britanikë kanë mbetur të habitur dhe gjenetistët nuk kanë ditur ta shpjegojnë se si nga një cift me ngjyrë erdhi në jetë një fëmijë me lëkurë të celët dhe me sy bojëqielli.

Prindërit, të cilët jetojnë në Britani, por kanë origjine nigeriane, kanë edhe dy fëmijë te tjerët të ngjashëm me ta.

Babai i vajzës është habitur kur ka parë beben, por nuk ka asnjë dyshim që ai është i ati.

E vogla është quajtur Nmachi, që do të thotë “Bukuri e Zotit” dhe prindërit ndihen me fat që e sollën atë në jetë.

Top Channel