Kolaudohet anija turistike kozmike

20/07/2010 11:50

Virgin Galactic kolaudon në qiellin e Kalifornisë anijen e vet kozmike për turistë.

Gjatë fluturimit të saj ‘SpaceShipTwo’ qëndroi e lidhur me një avion special i quajtur ‘Kavaljeri i Bardhë’ që në udhëtimet turistike do ta udhëheqë mjetin deri në kuotën e duhur, përpara se t’i japë  dritën jeshile.

Pritet që në 2011 anija kozmike të kryejë udhëtimin e saj turistik nëpër hapësirë dhe bileta për këtë udhëtim super të vecantë kushton 200 mijë dollarë.

Top Channel