Bill Klinton: Kam shumë ëndrra

20/07/2010 17:20

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton nuk do të vdesë pa realizuar disa nga ëndrrat e tij.

Demokrati ka një plan A dhe një plan B që kërkon t’i realizojë në të ardhmen, ndoshta edhe shumë shpejt. Gjatë konferencës ndërkombëtare të luftës kundër virusit HIV, ai u shpreh se ëndërron që të ndjekë shembullin e protagonistëve Jack Nicholson e Morgan Freeman në filmin “Nuk është asnjëherë shumë vonë”.

“Shumë shpejt do të jem 64 vjec dhe mendoj se mosha më përafrohet me aktorët e filmit. Dua të ngjitem në Malin Kilimanxharo para se të shkrijë bora, dua të bëj një maratonë dhe shumë gjëra të tjera”, shprehet Klinton.

Në vijim ai shton se një nga gjërat që dëshiron të bëjë më shumë është të rrisë nipërt dhe mbesat. “Më pëlqen të jetoj duke ditur që gjithë nipërit e botës do kenë mundësinë të realizojnë ëndrrat e tyre para se të vdesin”, përfundon ish kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel