Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
Në vendet e botës së tretë por edhe në kampionatin tonë, një skuadër e ka shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur, ta shesë një lojtar 100 mijë euro.
Sa për të bërë një krahasim, oktapodi Paul që nuk ka asnjë lidhje fizike me futbollin, është kërkuar plot 100 mijë dollarë nga një shoqëri bastesh në Rusi. “Do jetë një nga 120 punonjësit tanë”, shprehet për mediat ruse bashkëpronari i shoqërisë, Oleg Jouravski.
Oferta zyrtare i është bërë muzeut të Oberhauzenit ku Paul jeton prej 2 vitesh. Oktapodi u bë një nga ikonat e këtij botërori poasi arriti të gjente të gjitha rezultatet e Gjermanisë dhe fituesen e kupës.
Top Channel