Gjaku artificial mund të bëhet shumë shpejt një realitet i pranueshëm për të gjithë spitalet e botës.

Lajmin e bën të ditur firma amerikane “Arteriocyte” që ka dërguar për analiza në agjencinë “Food and Drug Administration” sasi gjaku 0 negativ. Projekti është financuar nga Pentagoni për të kuruar në një kohë sa më të shpejtë ushtarët e plagosur në luftë. Gjaku është krijuar nga kompania me qëndër në Ohio që ka shpënzuar 2 milionë dollarë për këtë projekt.

Gjithcka ka nisur që nga qelizat që e fabrikojnë dhe më pas është simuluar një makineri që prodhon qeliza si në trupin e njeriut. Testet e para me njeriun mund të fillojnë në vitin 2013. “Gjaku artificial është i padallueshëm nga ai i vërtetë dhe mund të përdoret edhe në spitale”, shkruan në një komunikatë firma.  

Top Channel