Doncaster, krijohet klubi i fëmijëve obezë

19/07/2010 11:25

Në Doncaster të Anglisë, i njohur dhe si qyteti më i “shëndoshë” i ishullit, është krijuar klubi i parë për fëmijët obezë deri në 4 vjec.

Në këtë qytet, 11 % e popullsisë është obeze dhe 92 milionë stërlina nga buxheti i bashkisë shkojnë për politikat që kanë lidhje me luftën kundër obezitetit.

Prindërit e fëmijëve marrin pjesë në një takim cdo javë me objektivin per te mesuar të vegjëlit e tyre të hanë shëndetshëm. Më pas fëmijët ndiqen dhe këshillohen me telefon ose e-mail.

Top Channel