“Herchel” dhuron hartat e para të kozmosit

19/07/2010 09:05

Astronomët marrin të dhënat e para të rëndësishme nga teleskopi më i madh hapësinor i ndërtuar ndonjëherë.

“Herschel”, pjesë e projektit të Agjencisë Europianë Hapësinore ka dhuruar imazhe të galaktikave të largëta deri në 10 miliardë vjet dritë larg por edhe portrete nga 1 mijë vjet dritë larg, apo pamje nga ekzistenca e planetëve në mjegullnajën e Orionit.

Për këto zbulime, revista “Astronomy and Astrophysics” ka shkruar plot 152 artikuj  ku galaktikat e dukshme në imazhet e “Herschel” paraqiten spektakolare. Ndërkohë, inkubatori i yjeve 1 mijë vjet dritë larg nesh, ndodhet në kostelacionin e Shqiponjës.

Eshtë shumë e pasur me pluhur, sa asnjë teleskop tjetër nuk kishte arritur ta zbulonte këtë detaj. 100 prej yjeve janë në fazën finale të formimit të tyre. Në mjegullnajën e Orionit janë identifikuar gjurmë molekulash uji, monoksid karboni, metan, cianur, hidrogjen e shumë përbërës të tjerë kimikë.

Ndërkohë, një fenomen dramatik është verifikuar në galaktikat me formë eliptike ku vihet re lindje më e rrallë e yjeve. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se pluhuri i gazit në këto galaktika nuk mbijeton më shumë se 50 milionë vjet.  

Top Channel