“Dreamliner” shkel për herë të parë në Europë

19/07/2010 10:35

Avioni më ekologjik i ndërtuar ndonjëherë, “Boeing 787 Dreamliner” është ulur për herë të parë në Europë.

Me rastin e sallonit ndërkombëtar të aereonautikës, prototipi më i fundit i teknologjisë ajrore ka shkelur në tokën e kontinentit të vjetër pasi u ul në Londër.

Ai quhet “avioni plastik” për shkak të përdorimit të gjerë të fibrave të karbonit që e bëjnë shumë të lehtë. Drejtori i Boeing, Jim McNerney njoftoi se shitjet e para do të bëhen në vitin 2011.

“787 Dreamliner” mund të transportojë deri në 300 pasagjerë dhe ka një autonomi fluturimi deri në 15 mijë km.

Top Channel