SHBA, rritet varësia ndaj qetësuesve

17/07/2010 01:20

Rritet në përmasa alarmante varësia ndaj lëndëve toksike dhe qetësuesëve të fortë farmaceutikë në SHBA.

Sipas një studimi varësia ndaj anastetikëve, qetësuesëve dhe derivatëve të tjerë të morfinës në 10 vjet është rritur me mbi 400 përqind.

Të dhënat publikohen nga vetë autoritetet amerikane sipas të cilave në vitin 2008 numri i personave të cilët paraqiteshin në spital si pasojë e përdorimit të tepruar të qetësuesve ishte i barabartë me 10 përqind të numrit total të personave që paraqiteshin për ndihmë mjekësore. Shifër rreth 8 përqind më e lartë se ajo e vitit 1998 kur ishte vetëm 2.2 përqind.

Ndërkaq rastet e abuzimit me kokainën zbritën me 16 përqind dhe ato të alkoolit me 5 përqind.

Top Channel