" /> ">

Të rinjtë i duan frutat para syve

16/07/2010 11:10

“Zgjidhja për të ngrënë shpesh ushqim të shëndetshëm është më e lehtë se sa mendohet”.

Kështu thotë Brian Wansink, një kërkues i ‘Food and Brand Lab della Cornell University’ i cili ka përmbledhur rezultatet e një studimi për ushqimin dhe shëndetin në New York.

Sipas tij duhet vetëm pak përpjekje për të rritur konsumimin e frutave dhe zarzvateve nga të rinjtë: Mjafton t’ua vësh ato përpara syve!

Projekti i Wansink quhet “Smarter Lunchroom Initiative”, në terma të tjerë është një metodë për t’i bërë më ‘dinake’ mënyrat për ushqimin e saktë dhe të duhur, sidomos për të rinjtë.

Studiuesi bëri një test në një shkollë të mesme në New York me një ndërhyrje banale me kosto zero: Vendosi fruta në vazot metalike në mensë dhe i vuri ato në një vend të dukshëm dhe mirë të ndricuar.

Rezultati ishte një rritje 58 përqind e konsumimit të frutave në drekë.

Duhet që ushqimi i shëndetshëm të jetë lehtësisht i dukshëm dhe i gjetshëm, sepse të rinjtë ‘përtojnë’ të ushqehen mirë dhe zgjedhin gjërat  që u vihen përpara hundës.

Top Channel