Sëmundja e Alzhaimer, thithja e insulinës ndihmon

16/07/2010 12:00

T’u hedhësh insulinë në hundë pacientëve me simptomat e para të Alxhajmerit mund t’i ndihmojë ata që të zhvillojnë memorjen e tyre.

Kërkimi është bërë nga studiues amerikanë, sipas të cilëve pacientët, të cilët u trajtuan për katër muaj, treguan përmirësim të testeve të memorjes së kryera në dy muajt e fundit.

“Ne besojme se rezultatet tona janë shumë premtuese dhe na udhëheqin drejt në të ardhmen”, thotë doktoreshë Suzanne Craft nga “VA Puget Sound Health Care System’ dhe ‘University of Washington në Seattle,e cila prezantoi rezultatet e studimit në një takim të Shoqatës së Alzheimer-it në Honolulu.

Alzheimer-i është një sëmundje fatale dhe e pakurueshme që prek trurin e 26 milionë njerëzve në të gjithë botën.

Top Channel