Koralet e Detit të Kuq ndjejnë nxehtësinë

16/07/2010 13:00

Llojet e koraleve në Detin e Kuq mund të mos rriten më duke filluar nga viti 2070 nëse tendenca e rritjes së temperaturave do të vazhdojë.

Kështu thotë një grup shkencëtarësh amerikanë, të cilët duke përdorur teknologjinë 3D, kanë zbuluar se rritja e koralit Diploasterea Heliopara ka rënë me 30% që prej vitit 1998.

“Rritja e temperaturës së sipërfaqes detare ka shkaktuar prej kohësh ndryshime dramatike në organizmin e koraleve”, thonë shkencëtarët.

Njëra prej tyre, Anne Cohen ka deklaruar se grupi arriti të maste rënien e rritjes duke ekzaminuar kampionet e skeleteve të koraleve.

Top Channel