Brazil, shpërthen mania për videon e ish modeles

16/07/2010 15:35

Brazili është pushtuar nga dëshira e madhe për të parë videon pornografike të ish modeles 25 vjecare Eliza Samudio, e vrarë nga ish portieri i Flamengos, Bruno Fernandes.

Ekzekutimi i saj u krye në 9 qershor kur e reja i tha futbollistit se kishte ngelur shtatzanë me të dhe ky i fundit vendosi ta vriste për të evituar shantazhin.

“Kam shitur 11 në pak orë dhe kam porositur të tjera”, tha një shitës nga San Paolo duke pranuar se në Brazil qarkullon videoja e nxehtë e ish bukuroshes, e xhiruar në një periudhë të vështirë të jetës së saj.

Kopertina tregon futbollistin Bruno me fanelën e Flamengos dhe vajzën me veshje intime të bardha. Portieri ndodhet aktualisht në burgun e Belo Horizonte.

Top Channel