Njeriu i Neandertalit, i kujdesshëm me higjenën

15/07/2010 20:45

Njeriu i Neandertalit, një nga paraardhësit tanë më të vjetër që njohim, nuk ka qënë një njeri i pavemendshëm ndaj higjenës personale. Pas vaktit të ngrënies, ai përdorte kruajtëset e dhëmbëve.

Një dhemb i gjetur pak vjet më parë në luginën Neander paraqet gjurmë gërvishtjesh prej 7 milimetrash. Zbulimi është bërë nga një grup kërkuesish nga Gjermania dhe SHBA.

“Per një kohë të gjatë kanë përdorur kruajtëse dhëmbësh. Gjurma është në të njejtin vend dhe në të njëjtin pozicion”, shprehet një prej zbuluesve.                  

Top Channel