Gratë kanë memorje të hekurt dhe nuk gabojnë kurrë datat e përvjetoreve ose të debateve të bëra muaj më parë.

Por nëse deri më sot burrat ishin të bindur se ky ishte ‘ves’ i partnereve të tyre, tani vjen konfirmimi shkencor se bëhet fjalë për një virtyt.

Në një studim të kryer nga shkencëtarët e Universitetit e Cambridge ndaj 4500 të rriturve në moshën 49 deri 90 vjec, u zbulua se gjinia femërore ishte superiore përsa i takon memorjes.

Gratë ishin në gjendje të kujtonin me detaje edhe ngjarjet në shkollë fillore, ndërsa meshkujt kishin harruar shumë prej tyre.

Testi

Duke përdorur një test në kompjuter të quajtur “CANTAB Paired Associates Learning”, iu kërkua pjesëmarrësve se në cilën prej gjashtë imazheve të bardha ishte një figurë gjeometrike specifike.

Hap pas hapi figurat shtoheshin dhe vihej re gjithnjë e më tepër se femrat mbanin mend më mirë se meshkujt, të cilët mund të themi me plot gojë se u ‘mundën’ në këtë garë nga kundërshtaret e tyre.

Top Channel