Eutanazia, shpëton pasi lëvizi gishtin

15/07/2010 15:45

Një histori e rrallë ka tërhequr vëmendjen e Britanisë së Madhe ku hapet sërish debati për eutanazinë.

43 vjecari Richard Rudd që pësoi një aksident automobilistik dhe prej kohësh gjendet nën kujdesin e mjekëve, nuk tregoi më shenja jete në monitor dhe kështu mjeket vendosën t’i heqin tubat që e mbanin në jetë, pasi kjo ishte edhe dëshira e tij.

Por në momentin që mjekët nisën procedurat ai lëvizi gishtin duke dhënë një shenjë jete. Sipas familjarëve, kur ishte në gjendje të mirë fizike, 43 vjecari ka thënë përherë se do të preferonte vdekjen nëse do të paralizohej, por mesa duket gjendja vegjetative e ka ndihmuar të reflektojë gjatë.

Mjekët e “Neuro Critical Care Unit” e kanë pyetur nëse ai donte të jetonte dhe ka lëvizur gishtin, duke i sinjalizuar se nuk dëshironte heqjen e tubave.

Top Channel