Argjentinë, miratohen martesat gay

15/07/2010 16:00

Argjentina legalizon martesat mes homoseksualëve, duke u bërë i pari vend i Amerikës Latine që kalon në parlament një ligj të tillë.

Dhoma e Ulët e kishte miratuar ligjin që në muajin maj dhe tashmë gjithcka ka kaluar me sukses edhe në Senat. Ky ligj ka mbështetjen e plotë të qëverisë se qendrës së majtë të udhëhequr nga presidentja Fernandez de Kirchner.

Votat në favor të tij ishin 33 dhe kundër 27. “Shoqëria argjentinase po ndryshon dhe tashmë ka modele të reja familjare”, tha kreu i kgrupit opozitar Gerardo Morales. Ndërsa shumica e konsideroi miratimin e ligjit si një hap historik për mbrojtjen e të drejtave të një minorance.

Top Channel