Fundi i lidhjes me këngëtaren e njohur italiane? Balerina shqiptare i jep fund aludimeve me gjestin e fundit
I nxehti ka përfshirë edhe Norvegjinë. Vapa është aq e madhe sa që një dre në kërkim të një vendi më të freskët, ka hyrë në një dyqan ushqimesh dhe është drejtuar në sektorin e freskueseve.
Personat që ndodheshin në ndërtesë janë frikësuar nga klienti i pazakontë i dyqanit.
Sipas televizionit norvegjez TV2, kafsha e madhe është drejtuar drejt repartit të luleshtarisë. “Elg, elg!” (dreri, dreri), kanë filluar të bërtasin klientët dhe punonjësit e dyqanit.
Të gjithë skenën e ka filmuar përgjegjësja e dyqanit me anë të një celulari.
Pasi kishte shkatërruar gjysmën e dyqanit, dreri u drejtua në sektorin e frigoriferëve, ndenji për disa minuta dhe u largua pa u shqetësuar nga asnjë drejt pyllit.
Top Channel