NASA krijon hartën 3D të marsit

14/07/2010 11:10

Qëndra e studimeve Ames në NASA ka përfunduar hartën e parë 3 dimensionale me rezolucion të lartë të planetit Mars.

Software që të lejon të udhëtosh në sipërfaqen e planetit të kuq quhet “WorldWide Telescope” dhe është krijuar falë pamjeve të marra nga satelitët e NASA-s.

Kjo hartë ofron edhe dy guida “turistike” me të cilat mund të kërkohet për gjurmë jete në të shkuarën e planetit. Ky program është tërësisht i përdorshëm dhe bazohet në 74 mijë imazhe.

Top Channel