Michigan, 9 vite burg mamasë që kreu incest

14/07/2010 09:55

Një incest i vërtetë familjar ka tronditur SHBA-në ku gjykatësi ka dhënë 9 vite burg për Aimee Louise Sword, e cilësuar fajtore për kryerjen e marredhënieve seksuale më djalin 14 vjecar në vitin 2008.

Gruaja 36 vjecare e kishte dhënë në adoptim djalin menjëherë pas lindjes por kishte arritur të ruante kontaktet me prindërit adoptues, të cilët cdo vit i dërgonin nga një foto. Por në moshën 14 vjecare, në mënyrë të papritur familja adoptuese ndërpret lidhjet.

Kështu ajo vendos të kontaktojë vetë me djalin dhe njihet me të nëpremjet internetit. “Kur pa djalin dicka i lëvizi brenda shpirtit””, tha para gjykatësit avokati Mitchell Ribitwer.

“Aimee po përpiqet ende të kuptojë cfarë e bëri të kryejë një akt të tillë. Tani klientja ime ka vetëm nevojë për një konsultë me psikologun”, theksoi ai. Hetuesit kanë zbuluar se Sword ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale me djalin dhe jo një herë sic pohon ajo.

Top Channel