Japoni, vrau vajzën pasi e futi në lavatrice

14/07/2010 13:50

Një japoneze 34 vjecare ka tmerruar gjithë vendin e saj, madje historia e dhimbshme e fëmijës së saj ka dalë edhe jashtë kufijve duke bërë xhiron e botës.

Ajo akuzohet se ka vrarë muajin e shkuar fëmijën 5 vjecar. Junko Egashira ka pranuar vetë se e ka mbyllur vajzën në lavatrice për të paktën 3 here duke e mbajtur të burgosur 2-3 orë rresht.

Por tmerri nuk mbaron këtu pasi ajo pranoi se ka aktivizuar programin e shtrydhjes për të edukuar të bijën. Ky krim ka alarmuar gjithë opinionin në Japoni që dënon gjestin e tmerrshëm të 34 vjecares.

Top Channel