Gallas, dentist personal në përgatitjet e botërorit

14/07/2010 10:20

Sikur të mos mjaftonte paraqitja e keqe e Francës në botëror, William Gallas tashmë duhet të përballet edhe me kritikat e dentistëve tunizianë.

Mesfushori i Arsenalit, gjatë fazës përgatitore të majit në Tunizi, nuk ka preferuar dentistët e vendit afrikan por thirri nga Franca dentistin e tij personal. “Na ka përulur dhe njollosur”, tha presidenti i Unionit të Dentistëve, Adel Ben Smida.

Kështu, një dhimbje e theshtë dhembi, rrezikon të kthehet në një incident me përmasa ndërkombëtare. Vizita e dentistit personal deri në Tunizi, i ka kushtuar lojtarit francez plot 25 mijë euro.

Top Channel