Vdes njeriu më i shëndoshë

13/07/2010 17:50

Njeriu më i shëndoshë i Rumanisë që peshonte rreth 400 kilogramë ka vdekur dje në Bukuresht, i shtruar për probleme me veshkat dhe obezitet të rëndë.

I shtruar për dy muaj, Cristian Capatanescu (54 vjeç dhe 1,84 metra i lartë) ishte dobësuar 40 kilogramë, por zemra dhe mushkëritë e tij ishin shumë të dobta.

Mjeku që e kuronte po ekzaminonte mundësinë e një ndërhyrjeje për t’u futur një bypass gastrik pacientit që përpara vdekjes kishte hyrë në koma.

Top Channel