Tryeza e mbretit Artur ishte amfiteatër

13/07/2010 10:55

Tryeza e rrumbullakët e mbretit Artur mund të mos ketë ketë qenë e rrumbullakët ose ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë.

Një studiues britanik ka një teori të re: kavaljerët nuk uleshin në një tryezë, por mblidheshin në një amfiteatër.

Chris Gidlow, historian dhe njohës i legjendës së Arturit deri në detaje, konfirmon se tavolina e rrumbullakët nuk ka ekzistuar kurrë.

Vendi mitik ku janë mbledhur kavaljerët e Camelot, ishtë një amfiteatër, madje studiuesi thotë se ishte amfiteatri i Chester.

Debati për figurën e mbretit Artur është shumë i përhapur në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel