Poli i Veriut, ekosistemi i oqeanit, në rrezik

13/07/2010 16:55

Janë të kargëta kohët kur Poli i Veriut ishte një ëndërr për eksploratorët, të cilët tashmë mund të shëtisin lirisht dhe pas asnjë lloj shqetësimi në atë vend që dikur ishte mbuluar nga akujut dhe acari.

Pjesës më ekstreme të planetit tonë, përvec shkrirjes së shpejtë të akujve, po i kanoset një tjetër rrezik më i madh, industrializimi. Peshkimi dhe eksplorimi për gjetjen e burimeve të reja energjitike si gaz e naftë po vënë në rrezik të madh Oqeanin e Ngrirë të Veriut.

Në këtë përfundim ka dalë ekspedita 2 mujore e anijes “Arctic Under Pressure” të Greenpeace. Ekspedita studioi me detaje jetën detare ne ishujt Svalbard ku doli në përfundimin se ekosistemi në këtë zonë është në rrezik.

“Të lejosh peshikimin në zonat ku akulli po shkrihet rrezikon habitatin e Oqeanit të Ngrirë të Veriut”, shprehet një prej studiuesve të Greenpeace.

FOTO GALERI
1/6
Peshkatarët dhe kërkuesit janë shtuar

Top Channel