Japoni, shpiket kompjuteri më ekologjik në planet

13/07/2010 16:00

Kompjuteri më ekologjik në planet është japonez dhe quhet Grape-Dr.

Ai është krijuar nga Universiteti i Tokjos dhe i zhvillon të gjitha veprimet me minimumin e energjisë krahasuar me të gjithë “binjakët” e tij në planet. Vulën e superkompjuterit më ekologjik të globit ia kanë vënë drejtuesit e shoqatës amerikane “Little Green500”, sipas të cilëve, kompjuteri japonez arriti të përmirësonte nivelin e eficencës energjitike.

Grape-Dr është në gjendje të kryejë 815 milionë operacione në sekondë duke konsumuar vetëm 1 watt me një kursim 5 % më pak se paraardhësi i tij. Edhe pse ka fuqinë maksimale për 23 miliardë veprime në sekondë, shumë pak në krahasim me kompjuterin normal, kompjuteri japonez mban primatin e aparatit më ekologjik në Tokë.

Top Channel