Hubble fotografon inkubatorin e yjeve të reja

13/07/2010 16:25

Një re gjigande gazi e përbërë nga pluhur dhe yje është fiksuar nga syri i teleskopit të hapësirës, Hubble.

Bëhet fjalë për një lloj ikubatori yjor në të cilin retë e gazit janë plot ngjyra dhe përbëhen nga hidrogjeni që clirohet nga yjet e sapolindur. Bëhet fjalë për një nga fotot më të bukura të Hubble të kapura gjatë ekzistencës së tij disa vjecare.

Teleskopi lindi nga bashkëpunimi mes NASA-s dhe Agjencisë Europiane të hapësirës. Reja e fotografuar ndodhet në mjegullnajën NGC 2467, rreth 13 mijë vjet drite larg Tokes. Zbulimi i saj u bë në vitin 1784 nga Ëilliam Herschel.

Top Channel