Australiani i dehur i shpëton krokodilit

13/07/2010 14:35

Një person i dehur që u fut në kafazin e një krokodili në Australi dhe që tentoi të kalërojë krokodilin, ka arritur t’i mbijetojë betejës me armikun.

Krokodili, i quajtur Fasto, kafshoi disa herë 36 vjecarin tek këmba e tij, duke i shkulur copa të konsiderueshme mishi, teksa ai po përpiqej të kontrollonte zvarranikun.

I riu iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjike për plagët e rënda dhe do të qëndrojë për disa ditë nën kontrollin e mjekëve në spital.

Para betejës 36 vjecari ishte përzënë nga një pab në qytetin e Brumit, pasi kishte pirë tje mase. Më pas ai kapërceu një mur rrethues dhe u përpoq të ulej në kurrizin e krokodilit që peshonte 800 kilogramë.

Top Channel