Arktik, depozitohen farat e specave djegës

13/07/2010 14:10

Farat për të mbjellë disa nga perimet më pikante të Amerikës së Veriut kanë mbërritur në arqipelagun arktik të Svalbardit, ku do të vendosen në “kupolën e fundit të botës”.

Dorëzimi i farave të piperëve djegës u bë nga shtatë senatorë amerikanë.

Farat janë vendosur në një kupolë gjigande të ndërtuar brenda një mali, ku do të mbrohen bimet më të rëndësishme të botës në rast të një katastrofe.

Që prej hapjes në vitin 2008, në të janë vendosur farat e më shumë se gjysmë milion bimëve të botës.

Top Channel