Po sikur Toka të ndalë rrotullimin?

12/07/2010 19:20

Toka do të ndalojë rrotullimin rreth vetes. Nuk bëhet fjalë për një hipotezë të të afërt, të paktën deri në momentin që një kometë mund të godasë planetin dhe të ngadalësojë shpejtësinë me të cilën rrotullohet globi.

Bëhet fjalë për një hipotezë gati fantastiko-shkencore. Një grup kërkuesish të institutit Esri që punon me problemet e gjerografisë ndërkombëtare, ka punuar me hipotezën nëse Toka ndalon rrotullimin rreth vetes, duke dalë në përfundime sa interesante aq edhe të frikshme. Gjithkush shikon bregun e detit sot por jo të gjithë e pyesim veten pse deti ndodhet në këtë nivel?

Nëse Toka do ndalte rrotullimin, uji do drejtohej në polet e planetit dhe rezultati do të ishte një kontinent i vetëm, ndërsa nga të dyja polet do të vërshonin dy oqeane gjigandë. Një risi tjetër do ishte dhe maja më e lartë në botë që do të arrinte deri në 12 mijë metra.

Gropa e Marianeve që është edhe më e thella në botë do arrinte në cekëtinën e 2.700 metrave. “Në të vërtetë shpejtësia e rrotullimit të Tokës po ngadalësohet. Në periudhën e neolitit rreth 400 milionë vjet më parë, planeti kryente 40 rrotullime më shumë rreth vetes gjatë një rrotullimi të plotë rreth Diellit”, shprehet studiuesi Witold Fraczek.  

Top Channel